Gazetari i njohur shqiptar, Blendi Fevziun ka ndarë me ndjekësit në Instagram një video nga studio e Opinion e cila duket se do vijë ndryshe këtë vit. Fevziu shkruan se emisioni Opinion mbush plot 24 vite.
Blendi ka zbuluar se këtë vit programi do vijë me një studio të rinovuar dhe me format të përmirësuar.
“Emisioni Opinion mbush sot 24 vjet. Që prej 31 gushtit të vitit 1997 kur nisi kështu në televizionin publik shqiptar të asaj kohe. Ne nisim sezonin e 25 në TV Klan nga 2 shtatori me një studio të rinovuar dhe padyshim me format të përmirësuar. Do rishihemi më 2 shtator për sezonin e ri, sezonin e 25 të Opinion!”, shprehet në video Blendi Fevziu.