‘Ç’a po bën?! Mos e hidh ne Instagram’, bashkëshortja ‘tradhëton’ Lulzim Bashën dhe i nxjerr videon epike

Aurela Basha, Bashkëshortja e kryedemogratit Lulzim Basha, kohët e fundit është bërë shumë aktive në rrjete sociale, kryesisht Instagram, ku poston foto arkive me kreun e PD, por jo vetëm, edhe momente të gëzueshme familjare.

Së fundmi ajo ka publikuar një video që vetë Basha i kërkoi të mos e bënte. Ai shihet në kuzhinën e shtëpisë, me xhinse dhe këpucë, duke gatuar darkën.

Basha në video duket sikur nuk është në dijeni për këtë video, por nuk dihet nëse është e vërtetë apo një lojë bashkëshortësh për të publikuar diçka vërtet të bukur për ndjekësit.

E zbuluam dhe një tjetër “talent” të kryedemokratit; gatimin.