A keni provuar ndonjëherë byrek me turshi? Kjo recetë nga Pasion Kuzhine duhet provuar me patjetër dhe pse jo këtë fundjavë që keni para.
INGREDIENTËT
1 filxhan çaji kos
1 filxhan çaji ujë
Kripë
2 lugë gjelle vaj ulliri
400 gram miell
1 lugë kafe sodë buke
Mbushja: 1 qepë
1 kg lakër turshi
kripë dhe piper i zi
1 lugë gjelle piper i kuq
Vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalp
UDHËZIMET
Lakrën e shpëlajmë mirë dhe e presim shumë hollë.
2.Në një tas të madh hedhim kosin, ujin, kripën dhe vajin. I përziejmë të gjithë përbërësit.
3.Shtojmë sodën tek mielli dhe e trazojmë duke shtuar pak nga pak tek tasi me kos dhe ujë. Punojmë brumin duke shtuar miellin derisa masa të marrë trajtën e një brumi si për byrek.
4.Pasi e punojmë brumin mirë për 10 minuta e ndajmë në dy pjesë, e mbulojmë dhe e lëmë të pushojë për 30-40 minuta.
5.Ndërkohë gjatë kësaj kohe në një tigan kaurdisim qepën të prerë në kubikë të vegjël derisa të bëhet transparente dhe të zbutet mirë.
6.Shtojmë lakrën dhe i kaurdisim së bashku derisa lakra të ulë volumin. Shtojmë kripë nëse duhet, piper të zi, një lugë gjelle piper të kuq,
7.I përziejmë mirë duke shtuar ½ gote ujë dhe e lëmë të ziejë derisa uji të avullojë dhe të mos ketë më lëng në tigan.
8.E largojmë tiganin dhe e ftohim lakrën.
9.Lyejmë një tepsi me yndyrë dhe fillojmë të hapim një petë jo të hollë, por afërsisht sa një petë tarte. E vendosim në tepsi, duke lënë që peta të varet pak në anët e tepsisë.
10.Shtojmë mbushjen duke e shpëndarë në të gjithë sipërfaqen.
11.Hapim dhe petën e dytë dhe mbulojmë mbushjen duke rrudhur petën sipër.
12.Mbledhim anët e lakrorit, e lyejmë me pak vaj dhe shpërndajmë gjysmë luge me gjalpë në sipërfaqen e lakrorit.
13.Vendosim lakrorin për t;u pjekur në temperaturë 200 gradë Celsius, për 20 minuta.
14.E nxjerrim dhe e lyjemë përsëri me gjalpin e mbetur duke e vendosur përsëri në furrë dhe për pesë minuta. E shërbejmë të ngrohtë.
Foto dhe videon jane marre nga Pasion Kuzhine