Byrek me presh dhe me gjizë

Byrek me gjizë dhe presh

Përbërësit:

Për petët:

500 gr miell

ujë të vakët për një brumë jo shumë të fortë

2 lgj vaj ulliri

Kripë

Për mbushjen:

200 gr gjizë

4-5 presh

2 vezë

1/2 gotë qumësht

1 vezë për lyerjen e petës

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim brumin dhe e lemë të pushojë.

Ndërkohë përgatisim preshin, pasi e kemi larë dhe grirë hollë e kaurdisim mirë me vaj ulliri. Më pas shtojmë pak ujë dhe kripë dhe e lemë preshin të ziejë në temperaturë të ulët. E lemë preshin të ftohet dhe më pas hedhim gjizën dhe vezën.

Fillojmë hapim petët 3 e nga 3 duke i spërkatur me pak niseshte. Hapim petët në madhësinë e tepsisë dhe pasi kemi vendosur gjysmat e petëve duke i spërkatur me vaj ulliri hedhim mbushjen me gjizë dhe presh. Vendosim petët e tjera, i spërkasim në fund mirë me një vezë të përzier me qumësht dhe e vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 220 gradë Celsius për 35 minuta.