Byrek me Kungull. Receta e vjeter e gjyshes

Përbërësit

1.5 kg kungull (i madh)
250 ml qumësht
300 gr gjalpë
3 kokrra vezë
15 gr kripë
1 pako petë byreku

Përgatitja
1
Grini në rende tulin e kungullit, shtoni 200 gr gjalpë dhe lëreni të ziejë në zjarr deri sa të zbutet mirë.
2
Në një tas rrihni vezët, shtoni qumështin, pak kripë dhe hidhini tek kungulli. Lëreni sërish të ziejë, këtë herë në zjarr të ngadaltë.
3
Spërkasni me gjalpë tepsinë në të cilin do të vendosni petët.
4
Shtroni gjysmën e petave, duke i spërkatur në mes me pak gjalpë dhe më pas shtoni kungullin dhe përbërësit.
5
Piqeni në furrë të ngrohur më parë në 200 gradë, për 30 minuta.

Share this: