Eshte nje nga byreket me te shijshem, byreku me kos dhe presh qe ka nje shije te vecante dhe eshte shume te mire.
Por ja mund ta pergatisni shume lehte, shpejt dhe bukur.
Ja përbërësit qe na duhen:
1kg presh të grirë hollë- hollë, 2 gota uji me kos, 2 kokrra vezë, 1 tufë nenexhik te fresket ose te thare 1 lugë, 4-5 lugë gjelle vaj ulliri, 4 peta byreku të përgatitura vetë ose 5-6 petë nga ato të gatshmet.
Fillimisht grijmë shumë hollë preshin, e vendosim të kaurdiset derisa të zbutet dhe të ulë vëllimin. Pasi preshi të jetë gati e largojmë nga soba dhe e lemë të ftohet. Pastaj e rregullojmë më kripë, piper të zi dhe gjethet e dhjozmës ose nenexhik te thare.
Rrahim vecant vezët me kosin dhe kete perzieje e shtojmë tek preshi i gatuar.
Në një tavë të lyer me pak vaj shtrojmë si fillim dy petat e bera vete sipër i hedhim mbushjen e pergatitur me presh.
Vendosim mbi mbushje edhe dy petët e tjera të spërkatura me pak yndyrë lart.
Kështu byrekun e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius përreth 40-45 minuta.
Urojme të keni një drekë të këndshme dhe plot shije.