Çifti rreth të 40-ve, u fejuan një ditë para incidentit pas një romance të cuditshme, raporton The Sun.
Thuhet se dyshja kishte vendosur të fluturonin për në Romë nga Aeroporti Heathrow për dasmën e tyre në fillim të kësaj jave, por gruaja ia mbathi nga aeroporti teksa ai shkoi të marrë pë të ngrënë.
Dhëndri ‘plotësisht i pangushëllueshëm’ – i cili nuk do të identifikohet por thuhet se është britanik – i tha stafit në aeroport se ajo kishte marrë 5,000 £ e grumbulluar prej tij që do përdoreshin për dasmën.
Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha për Metro.co.uk: “Oficerët u thirrën në një zonë kontrolli në aeroportin Heathrow të enjten, 11 gusht, pas një raportimi se një sasi parash janë vjedhur bashkë me sendet personale të një burri.
“Oficerët morën pjesë dhe pyetën burrin.” Hetimet vazhdojnë.
Një dëshmitar shpjegoi për The Sun: “Ai ishte i mpire. Me sa duket, ata ishin takuar së fundmi dhe ai kishte rënë kokë e këmbë në dashuri pas saj. Ajo ja futi vrapit ndërsa ai u largua për pak dhe u zhduk me të gjitha gjërat e tyre.”
Stafi e kërkoikudo, por ajo nuk u gjet askund.
Ata vazhduan: “Nuk e kemi të qartë nëse ajo ka dalë nga aeroporti apo ka hipur në një avion tjetër.
“Në fund u thirr policia. Dh emri i saj është në listën e kërkimeve që atëherë.’