Burri i merr jeten modeles 28 vjecare dhe me pas e copeton dhe e fut ne frigorifer

HONG KONG- Detaje tronditëse rreth zhdukjes së modeles së famshme nga Hong kongu, 28-vjeçares Abby Cho.

Publiku u trondit kur trupi i saj u gjet i copëtuar dhe i lënë në të gjithë shtëpinë. Mediat e Hong Kongut raportuan se i dyshuari është arrestuar, por jo vetëm ai por edhe të afërmit e tij që morën pjesë në këtë krim brutal.

Abby Cho u pa e gjallë për herë të fundit të martën, më 21 shkurt. Policia e bëri zbulimin e tmerrshëm në një shtëpi në fshatin Lung Mei, një fshat buzë plazhit rreth gjysmë ore me makinë nga qendra e qytetit.

Pasi u futën në një shtëpi të marrë me qira nga ish-vjehrri i saj, oficerët zbuluan dy këmbë në një frigorifer, si dhe identitetin e viktimës, kartat e kreditit dhe sende të tjera, tha mbikëqyrësi i policisë Alan Chung.


Në tenxhere me supë janë gjetur inde njerëzore, ndërsa koka, busti dhe duart e viktimës nuk ishin në vendngjarje. Pas një kontrolli në të gjithë qytetin, oficerët arrestuan ish-burrin e Abby-t dhe prindërit dhe vëllai i tij u morën në paraburgim.

Në banesë u gjetën mjete të përdorura për copëtimin e trupave të njeriut, duke përfshirë sharrë elektrike me motor, mushama të gjata, doreza dhe maska. Chung tha se shtëpia ishte marrë me qira nga ish-vjehrri i Abby vetëm disa javë më parë.

Policia tha se gruaja ishte një modele 28-vjeçare me mbiemrin “Choi”, por që atëherë ajo është identifikuar nga ‘South China Morning Post’ si Abby. Burimi: The Sun