Xhemajl Xhimi Sekiraqa, bashkëshorti i këngëtares kosovare Arta Bajramit, është arrestuar dje nga Policia e Kosovës, për vjedhje të orëve luksoze “Rolex”. Sipas medieve kosovare ai ishte shpallur në kërkim nga shteti i Kuvajtit.
“Dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim, dhe arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar”.Gjatë ditë së djeshme është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti doli se është i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga shteti i Kuvajtit.
Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Policisë.