Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Korçës. Bëhet me dije se një person ka rënë nga kati i pestë i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë ën spitalin e Korçës.
Pëllumb Hoti është vetëhedhur nga dritarja e banesës së tij në kushte të rënduara psikologjike pasi dyshohet se vuan nga depresioni. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë.