Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Shkodër ditën e sotme.
Mësohet se Ergys Arrazi, i arrestuar se ka shtyrë drejt vetëvrasjes gruan bashkë me fëmijët e tij të mitur është në një lidhje tjetër dhe prej kohësh i kërkonte Almës që të largohej nga shtëpia.
Edhe pse e dinte që bashkëshortja dhe fëmijët e tij ishin zhdukur, Ergysi dilte në kafenetë e Shkodrës dhe shfaqej shumë i qetë.
Sipas disa miqve të tij, atë nuk e shqetësonte asgjë kohët e fundit.
Ergysi në polici ka deklaruar se Alma ishte “e sëmurë mendore”, por sipas policisë nuk ka asnjë kartelë të saj të hapur nga mjekët dhe nuk është gjetur asnjë recetë, që ajo të ketë marrë ilaçe depresioni.
Alma jetonte vetëm në një dhomë bashkë me fëmijët e saj. E vetmja që i është gjendur pranë ka qenë motra e saj, e cila ka qenë në dijeni të raporteve mes Ergysit dhe Almës.
Pas gjithë situatës së rënduar Alma vendosi t’i japë fund jetës bashkë me fëmijët e saj të mitur.
Shendetshem