Elbasan, 11 Qershor 2025 – Një rast dhune në familje ka çuar në arrestimin e një 52-vjeçari dhe në procedim penal për vajzën e tij, pas një sulmi ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin D. Z., 52 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori për nisjen e procedimit në gjendje të lirë për vajzën e tij, R. Z., 23 vjeçe.
Dyshohet se babë e bijë kanë ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së 23-vjeçares, ish-bashkëshortja e D. Z., ndonëse kjo e fundit ishte e mbrojtur me urdhër gjykate.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme ligjore.