Familja e njohur dhe shumë e respektuar në qytetin e Mitrovicës ka marrë dy lajme të hidhura brenda dy dite.
Me datën 07.07.2024 kishte ndërruar jetë Murat Hasani ndërsa sot vdiq edhe ish mësimdhënësja mitrovicase, Vjollca Hasani, shkruan Jepi zë.
Murati dhe Vjollca kanë qenë njëri nga çiftet më të njohur të Mitrovicës ndërsa dashuria dhe respekti që kishin për njëri tjetrin ishte shembull në qytet.
Ashtu sikur ishin bashkë gjithë jetën e tyre ashtu u ndan edhe nga kjo jetë sepse brenda dy dite të dy ndërruan jetë.
Ndryshe familja Hasani brenda një kohe të shkurtér është tronditur me disa vdekje të rënda por vazhdon të mbetet njëra nga ato familjet që kanë bërë shumë për qytetin e Mitrovicës./ Jepi zë