Një temë e cila po i shqetëson të gjithë është kriza energjetike dhe mënyra se si mund ta përballojmë atë. Të ftuarat në emisionin ‘Rudina’ në Tv Klan dhanë idetë e tyre se si mund të kursejnë energji në shtëpi.
Por ideja më e veçantë për të kursyer energji, e cila shkaktoi edhe të qeshura në studio, ishte ajo e ish-deputetes Nora Malaj, e cila sugjeroi që në vend të përdorimit të pjatalarëses “të vëmë burrat të lajnë enët”. Sipas saj kjo mënyrë jo vetëm do na kursente energji, por do u shërbente atyre edhe si terapi.
Rudina Magjistari: Mund të hiqet pjatalarësja se qenka nga elektro-shtëpiaket që shpenzon më shumë energji elektrike?
Nora Malaj: Unë këtë do sugjeroja që ta bënin burrat.
Rudina Magjistari: Të lajnë enët, të vëmë burrat të lajnë enët si mënyrë kursimi?
Nora Malaj: Jo vetëm aq, por është mënyrë për të medituar. Është ushtrim shumë i mirë psikologjik. Burri e bën shumë mirë larjen e enëve se kanë forcë dhe shkarkojnë edhe energjitë negative.