Bukë Shtëpie e Butë. Receta tradicionale Shqiptare

Përbërësit

1 kg miell

0.5 lt ujë

1 lugë gjelle kripë

1 lugë gjelle sheqer

1 lugë gjelle tharme buke

Tharmin, sheqerin, pak kripë dhe dy lugë miell i perzijmë në një gotë me ujë të vakët dhe e lëmë në vend të ngrohtë qe të vije.
Pastaj e përzijmë me ujë, kripë dhe miell dhe ashtu e zëmë brumin e bukës të cilin e lëmë të mbuluar me pecetë kuzhine afër një orë.
Brumin e ardhur e ngjeshim me miell dhe e shtrijmë në tepsi ose e ndajmë në 7-8 kulecë të cilët i ngjeshim një nga një dhe i reshtojmë në tepsi të lyer me yndyrë.

Kulectë e bukës piqen afër 50 min në 200C.

SHperndaje kete postim ne profilin tuaj