Ish-presidenti i vendit Bujar Nishani ndodhet i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Nishani ka shkuar në “Sanatorium” me urgjencë mbrëmjen e djeshme dhe vijon të jetë i shtruar dhe aktualisht.
Burime të sigurta bëjnë me dije parametrat jetësorë të ish-presidentit janë në gjendje jo të mirë.
Ai po trajtohet për pneumoni bilaterale post Covid me insuficiencë respiratore, por parametrat e oksigjenit dhe tensionit nuk janë të mirë.