Briosh me kos dhe limon, o sa të mira dalin, do ta kënaqni kur ta provoni. Receta

Mos humbisni rastin ta provoni këtë recetë. Shijojeni për mëngjeset e tuaja bashkë me familjen.

Ndiqni hapat e thjeshtë dhe përgatisni vetë brioshët më të shijshëm që keni provuar ndonjëherë.

PËRBËRËSIT
250 gr miell
125 gr gjalpë
125 gr kos të bardhë
1/2 pako maja për embëlsira
një majë luge kripë
lëkur limoni i grirë imët
pak miell kokosi

 

PËRGATITJA

Briosh Të Shpejtë në Vetëm 10 Minuta – Receta më e Thjeshtë – AgroWeb
Shkrijmë gjalpin në banjo maria, ( nje tenxhere me ujë të nxehtë poshtë dhe një ene tjetër ku vendosim gjalpin në menyrë që të shkrihet ).
I bashkojmë të gjitha përbërësit sëbashku.
I kalojmë në mixer dhe më pas brumin e punojmë dhe me duar.
Spërkasim tavolinën me miell, hapim brumin në një rreth, e ndajmë në 8 pjesë.
I mbushim me çfarë të kemi më shumë qejf, si reçel, mjaltë, nutella dhe i pjekim me 180 gradë për rreth 20 minuta./Kuzhinaime