Nëse në Durrës dhe qytetet e tjera bregdetare të Shqipërisë sot ka qenë ditë plazhi, pasi temperaturat dhe koha ishte shumë e mirë, në Ersekë ka ndodhur e kundërta.
Breshëri dëmton prodhimet në fshatin Boshanj. Prej rreth 1 orë reshjet e breshrit kanë qenë të dendura duke dëmtuar të mbjellat, grurë, tërshërë.Rreth 30 familje të Boshanjit, 20 km larg Ersekës, nëpërmjet fotove dhe videove të dërguara, kanë kërkuar ndihmë nga instancat duke treguar me pamjet dëmet e shkaktuara nga breshri.
Ah sa gjynah! Breshëri bën dëme të mëdha, prish gjithë të mbjellat e fshatarëveKëto familje, ndër të tjera, kanë shqetësim edhe rrugën që të çon në tokat bujqësore, e cila u dëmtua akoma edhe me shumë nga reshjet e sotme, çka sjell vështirësi për banorët për të shkuar në fusha.Të mendosh që njerëzit në këto zona sigurojnë jetesën pikërisht me këto prodhime dhe breshri i sotëm ua ka cuar mundin e një viti të tërë dëm.E njëjta gjë pak ditë më parë ka ndodhur dhe në zonën e Mallakastrës, ku breshri masiv rreth 1 orë, prishi gjithë prodhimet bujqësore.