Ne nje lidhje vidjo me skype ne emisionin Opinion, ka folur shefja e Epidemiologjise ne ISHP, Eugena Tomin e cila ka treguar dicka mbi mundesine e infektimit me COVID-19.
Kur u pyet per nje pyetje teper te zakonshme se si nje familje ku eshte njeri i infektuar, 7 te tjeret anetare te familjes nuk jane infektuar ajo u pergjigj shume thjesht:
“Ky eshte nje transmetim permes sperklave te peshtymes. Aftësia për të shpërndarë spërklat nëpërmjet të folurit, teshtimave apo kontaktit edhe me të ngushtë, bën që personi të jetë receptiv kundrejt spërklave të virusuara. Kjo tregon edhe viruslencën se sa ka qenë virusi prezent në spërklat e personit të infektuar.
Megjithate ky eshte nje fakt qe mbetet per tu studiuar sepse ne kemi thene se kontaktet me te ngushta jane ata qe mund te rrezikohen me shume nga ky infektim e keta vendosen ne karantine 14 dite per tu izoluar.”
Gjithashtu Tumini ka treguar se personat e infektuar qe jane shtruar ne spital dhe jane nen moshes 65 vjecare nuk kane semundje shoqeruese ndersa personat mbi 65 vjec kane semundje kronike por jo te tilla qe te kene agravuar situaten shendetesore.
Edhe per mjeket e infektuar , qe jane 9 tha se nuk kane shfaqur simptoma klinike por ndodhen te veteizoluar ne banesat e tyre.