Dite e fundit spitaleve në Angli u është thënë të përgatiten për të marrë vaksinën e koronavirusit brenda 10 ditëve të ardhshme dhe gjithashtu behet e ditur se si fillim punonjësit e shërbimit kombëtar të shëndetësisë që do të jenë të parët që do të vaksinohen.
Sipas Guardian, shefat e spitaleve në Angli kanë thënë se mund të marrin sasinë e parë të vaksinës së prodhuar nga Pfizer dhe Biontech duke nisur qe prej dites se hëne ne date 7 dhjetor. pra pritet edhe miratimi nga rregullatorët që të mbërrijë brenda pak ditësh. Sipas burimeve në disa spitale të Anglisë, sasitë e para të vaksinave anti covid pritet të mbërrijnë atje më 7, 8 ose 9 dhjetor.
Eshte vendosur qe fillimisht do të vaksinohet stafi me banorët e shtëpive të kujdesit dhe personat mbi 80 vjeç. Ky rregulleshte vendosur pasi këto dy grupe janë klasifikuar nga qeveria angleze si prioritare për imunizimin ndaj Covid-19, duke qene se janë edhe më të rrezikuarit per te humbur jeten nga covid-19.
Mirepo nje tjeter problem qe ka dalene kete pike eshte vete natyra e vaksinës së Pfizer-it qe duket se ka çuar në një rishikim të strategjisë. Arsyeja eshte sepse ërbërja e saj e bën të vështirë transportin e vaksinës pasi ajo nuk mund të transportohet lehtësisht nga stafi i spitaleve.
Me teper pritet ne vazhdim se cfare do te ndodhi