Ka ndërruar jetë sot, në moshën 90-vjeçare aktori i filmit ’Mad Men’’, Robert Morse. Ende nuk është bërë me dije shkaku. Nje nga aktoret me te mire dhe me brilant.
Roli i tij si Bertram Cooper për 74 episode, i dha atij 5 nominime Emmy gjatë 8 viteve të transmetimit. Aktori fitues i çmimeve Tony dhe Emmy la pas një karrierë si në skenë ashtu edhe në ekran, duke punuar vazhdimisht për 6 dekada. Ai filloi në Broaday në vitet ’60 me një produksion të “Si të kesh sukses në biznes pa u përpjekur realisht” .
Performanca e tij i rrëmbeu atij një çmim Tony për aktorin më të mirë në një muzikal. Morse vazhdoi të fitoijnjë çmim tjetër për aktorin më të mirë Tony si Truman Capote në shfaqjen “Tru” të vitit 1990. Nga ana tjetër për po të njëjtin rol ai nderua me një çmim Emmy për aktorin kryesor në një serial me pak episode.
Homazhet kanë qenë të shumta, duke përfshirë këtu, Larry Karaszewski, zëvendëspresident në bordin e guvernatorëve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit, i cili e quajti Morse “një talent të madh dhe një shpirt të bukur”. Kompozitori i Broadway-t, David Krane, bëri gjithashtu homazhe, duke thënë: “Ai kishte ata sytë e ftohtë dhe të qartë të një kërkuesi të mençurisë dhe të vërtetës. Duke i uruar atij djalit të përjetshëm paqen e përjetshme në shtëpinë e tij të re të përhershme. Ai ia doli pa u përpjekur vërtet.”
Morse ka lënë pas gruan e tij Elizabeth Roberts dhe 4 fëmijët e tij – Charlie, Robin, Hilary dhe Andrea.