Pasi bota u fute ne karantine ne lajm i mire vjen nga shtresa e Ozonit
ku produktet kimike që varfërojnë shtresën mbrojtëse të ozonit të Tokës, kanë shkaktuar gjithashtu ndryshime në qarkullimin atmosferik në hemisferën jugore.
Dhe ndryshimet e shtreses kane ndalur dhe ky eshte nje lajm i mire per token.
Para vitit 2000, si ezaurimi i ozonit edhe rritja e nivelit të CO2 shkaktuan një rritje të qarkullimit drejt sipërfaqes. Aktualisht, dioksidi i karbonit është shtyrë vazhdimisht drejt polit, duke balancuar efektin e kundërt të rikuperimit të ozonit.
“Identifikimi i pauzës së shkaktuar nga ozoni në tendencat e qarkullimit në vëzhgimet e bëra në botën reale konfirmon, për herë të parë, atë që komuniteti i shkencës së ozonit ka parashikuar prej kohësh në teori”, tha John Fyfe, shkencëtar i Environment and Climate Change dhe një nga bashkautorët e studimit.
Tërheqja midis efekteve të kundërta të rimëkëmbjes së ozonit dhe rritjes së gazrave serë do të përcaktojnë tendencat e ardhshme, përfundojnë ekspertët.