Aktorja dhe këngëtarja e famshme Jane Powell ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare. Mikesha dhe zëdhënësja e familjes Susan Granger konfirmoi lajmin për Deadline. Aktorja humbi jeten në shtëpinë e saj në Wilton, Connecticut.
Aktorja, emri i vërtetë i së cilës është Suzanne Lorraine Burce, e filloi karrierën e saj si këngëtare. Rrugëtimi në aktrim nisi me filmin “Song of the Open Road”, ku luajti një personazh të quajtur Jane Powell dhe përfundoi duke mbajtur këtë emër.
Ndër filmat më të njohur në vitet 1940 dhe ’50 ishin “Royal Wedding” dhe “Seven Brides for Seven Brothers.” Përveç karrierës filmike, Powell performoi në turne të prodhimeve muzikore duke përfshirë My Fair Lady, The Sound of Music dhe Carousel.
Powell u martua pesë herë. Aktorja la pas djalin Geary Anthony Steffen III, vajzat Suzanne Steffen dhe Lindsay Cavalli dhe dy nipër e mbesa.