Bordi i Transparencës publikoi çmimet e reja të karburanteve, që do të hyjnë në fuqi nga ora 18:00 e kësaj të enjteje.
Çmimi i naftës ulet kështu me 3 lek për litër, nga 261 Lekë/litri që ishte nderkohe cmimi i benzines eshte rritur
Kështu nafta do të shitet me një çmim prej 258 Lekë/litri, benzina me 239 Lekë/litri, ndërsa gazi me 83 Lekë /litri.
“Çmimet e miratuara janë çmime tavan/maksimal dhe asnjë operator ekonomik nuk mund t’i tregtojë këto nënprodukte mbi çmimet tavan të Vendimit të Bordit. Çdo operator ekonomik me shumicë dhe pakicë, është i lirë t’i tregtojë këto nënprodukte me çmime më të ulëta se çmimet tavan/maksimale të miratuara në Bord”, thuhet në njoftimin e Bordit.