Një ‘incident’ ka ndodhur ditën e sotme në “PërPuthen”, ku për vetëm disa sekonda në studio u fut djali i moderatores Bora Zemani.
Arbori tentoi të shkonte pranë së ëmës me vrap, ndërsa Zemani reagoi duke qeshur dhe duke i thënë “jooo”.
Më pas ajo sqaroi duke i thënë të birit se duhet ta shohë nga larg dhe jo të futet në studio
“Më falni se për pak më prishi djali emisionin. Të puth mamai, por vetëm se duhet të më shohësh nga atje, jo këtu”, tha ajo.