Ditën e sotme emisioni nisi në një mënyrë që nuk e kishim parë asnjëherë. Të gjithë jemi mësuar që emisioni të hapet nga moderatorja, Bora Zemani por ditën e sotme ndodhi ndryshe. Ishte opinionisti Arjan Konomi ai që bëri hapjen e emisionit dhe kjo i çuditi të gjithë. Konomi njoftoi se Zemani është e infektuar me koronavirus dhe se është në shtëpi, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Më tej Konomi tha se gjatë mungesës së saj, emisioni do të prezantohet nga vajzat, se cila me radhë, ndërsa në puntatën e sotme, është Ana e cila do të moderojë emisionin.
Fatkeqësisht Bora Zemani është sëmurë, është me Covid, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Bora të presim sa më shpejt. Programi do të prezantohet me radhë nga vajzat, nga secila nga një puntatë.