“Bora një sekond”, fjalët e Donaldit në spektaklin e djeshëm po bëjnë xhiron e rrjetit (VIDEO)

Gjatë mbrëmjes së djeshme të spektaklit të “Big Brother VIP”, kur po diskutohej për lidhjen e Einxhel dhe Dj Dagz, Donaldi bëri edhe njëherë lëmsh dynjanë.

Ai i drejtohet Beniadës duke e thirrur padashur Bora dhe menjëherë e korrigjoi, por ky moment po bën xhiron e rrjetit.

“Bora ja një sekond, Beniada ta mbaroj…”, ishin fjalët e Donaldit që po komentohen gjatë në rrjet.

Bora Zemani nga ana tjetër duket se ka hedhur pas krahëve historinë me aktorin e humorit duke u fokusuar më shumë te karriera.

Në ditën e fundit të vitit 2021 ajo hoqi nga lista e miqve në Instagram Donaldin, Beatrix Ramosajn dhe miqtë e tyre. /Abcnews.al