Para pak ditësh Tea tregoi se ajo dhe Andi ishin të detyruar të vazhdonin lidhjen në emision për shkak të kontratës, por tha se e kishte vënë në dijeni produksionin dhe Oltën për lidhjen dhe takimet e saj me Beartin. Por përsëri edhe ky version u hodh poshtë nga produksioni të cilët thanê se askush nuk i kishte informuar për asgjë. Në lidhje me këtë ka reaguar ditën e sotme Tea e cila akuzon dhe shpërthen ndaj Olsës duke e e akuzuar se ajo i ka detyruar të vazhdojnë emisionin, për shkak të bizneseve të saj dhe interesave që ajo kishte. Më tej Tea thotë se Olsa ka qenë në dijeni të gjithçkaje, por duket se ka harruar dhe tani përpiqet të na fundosë. Por Olsa nuk mund ta linte me kaq dhe ia ktheu me një shprehje në InstaStory që duket se i drejtohet Teas. por ka publikuar një thënie që qartësisht i drejtohet ish-konkurrentes. Siç duket Olsa ka vendosur të mos reagojë ashpër si Tea apo Andi, por ka zgjedhur këtë formë që t’ju kundërpërgjigjet sulmeve të tyre.
Ti nuk mund të ndryshosh mënyrën se si njerëzit të trajtojnë apo çfarë ata thonë për ty. E gjitha çfarë mund të bësh është që të ndryshosh mënyrën se si ti reagon.