Keto jane llojet e biskotave me te mira qe kurre nuk do t`ju teprojne.
Per rreth 40 biskota do t`ju duhen keto perberes:
250 gr gjalpë lope pa kripe, 2 filxhanë çaji (me vëllim rreth 240 ml) me miell gruri, sheqer pluhur (gjysmë filxhan çaji për brumin dhe 1 filxhan për të lyer biskotat nga sipër), 140 gr bajame dhe 1 pakete Vanilje me sheqer.
Gjalpin duhet ta kemi me temperature ambjenti dhe nderkohe bajamet ti kemi futur ne uje per 15 minuta qe te qeohen lehte nga lekura. Pasi i qerojme, ashtu sic jane i pjekim pak sa te marrin ngjyre dhe i grijme ne forme miell.
Pastaj ne nje ene tjeter perziejme bashke miellin, me sheqerin pluhur, vaniljen dhe bajamet e grira. Shtojme aty edhe gjalpin e ndare ne copa duke e formuar me duar nje brum te bute e homogjen te gjithin.
Ne nje tepsi vendosim leter furre dhe ashtu format e biskotave i vedosim ne largesi 2 cm biskotat ne forme topi pak me i madh se arra.
Duhet te piqen me 180 grade perreth 25 minuta dhe mos kini problem se pavaresisht se mund te duken pak te buta, pasi t`i kemi leme te ftohen 2-3 minuta i lyejme edhe me sheqer pluhur.