Bllokohet nga policia hoteli i njohur ne Lungomare te Vlores arrestohet dhe pronari. Foto

Florence, në lungomare të Vlorës, aty ku kalon gjysma e Shqipërisë dhe tërhiqet nga bukuria e bregdetit të krijon përshtypjen e një hoteli të dorës së dytë. Për nga vjetërsia, por edhe anës arkitekturore, punuar keq.

Edhe pse pronari që deri dje është kujdesur ti japë një bojatisje portokalli të theksuar nuk e ndryshon dot gjendjen e tij.

Që nga dita e sotme, Hotel Florence në LungoMare do të jetë nën sekuestro, si një hotel që policia dyshon se është e mirë materiale vendosur me para të ardhura nga tregtia e drogës.


Hoteli është në pronësi të Florenc Muçës që ditën e sotme është vendosur në prangat e policisë pas një operacioni komunikuar nga drejtori i policisë së vlorës, për shkak të mbjelljes së hashashit me llampa në një fshat të qytetit bregdetar.

Dhe pronari ka qenë vizionar përsa kohë që edhe hotelit, që më parë ka pasur një emër tjetër, i ka vendosur emrin e vet.


Tani Florenc Muça do të duhet të përballet me drejtësisë. Ndërsa kjo e fundit do të vendosë nëse ky hotel do të mbetet ose jo në sekuestro si një pasuri e vendosur nga paratë e krimit.