Një burrë që bleu një dollap të përdorur në internet, u habit kur pa se brenda një rafti ndodheshin 150 mijë euro.
Thomas Heller, nga Bitterfield në Gjermani e bleu dollapin nga një çift të moshuar përmes një faqeje të njohur në internet.
Ai madje negocioi për çmimin, i cili fillimisht ishte 300 euro dhe më pas ra dakord për ta blerë për 240 euro.
Heller, i cili është drejtor menaxhues i një projekti të strehimit social, tha për mediat e huaja se gjeti një zarf të mbushur me shumë kartëmonedha.
Por në vend që të merrte paratë dhe t’i fuste në xhepin e tij, ai shkoi në pol ici për t’i dorëzuar ato.
E habitur nga shuma e parave dhe ndershmëria e burrit, p olicia e çoi çështjen në gjykatë dhe filloi një hetim për të gjetur pronarin e vërtetë të kuzhinës.