Blerina Bombaj: Ushqimi që lufton plakjen dhe rrit jetëgjatësinë

Përzgjedhja e ushqimeve është shumë e rëndësishme nëse dëshironi të jeni të shëndetshëm dhe të dukeni gjithmonë të rinj. Por, ka disa prej tyre që qëndrojnë në krye për shkak të vlerave ushqyese të shumta që kanë. Fasulet e kuqe janë një prej tyre. Sipas dietologes Blerina Bombaj, ato përbëjnë një nga ushqimet më të rëndësishme që luftojnë plakjen dhe rrisin jetëgjatësinë.

Fasulet e kuqe qëndrojnë në majat e listës së ushqimeve më të pasura në antioksidantë. Të pasura me proteina, fibra bimore, magnez, kalium, folate dhe shumë përbërës të tjerë, fasulet e kuqe përbëjnë një nga ushqimet më të kompletuara mbi tokë.

Ndër vetitë më të mira të tyre janë:
Mbrojtje e zemrës: konsumi i larte i fasuleve mund të ulë rrezikun kardiak deri ne 80%

Forcë e jashtëzakonshme antioksiduese: kështu neutralizojnë fuqishëm gjithë subastancat kancerogjene që shkaktohen nga stresi oksidues, intoksikimi dhe plakja

Stabilizimi i sheqerit në gjak: në sajë të fibrave, magnezit dhe kaliumit, fasulet e kuqe ndihmojnë që metabolizmi të kalojë gradualisht në gjak. Në këtë mënyrë kontrollohen edhe nepsi dhe uria e tepruar

Burim i shkëlqyer vitaminash: të cilat vijnë në formën më të lehtë, pa yndyrë dhe kolesterol. Kombinimi i tyre me misra ose oriz ofrojnë proteinë të kompletuar e cila mund të zëvendësojë proteinat shtazore