Banorët e një fshati në Peru janë habitur kur të gjithë shpendët e tyre janë rrafshuar.
Një familje në Peru, e cila mendoi se kishte blerë një qen, shpejt kuptoi se kishte një dhelpër në shtëpi pasi ajo sulmoi kafshët e tjera në lagjen e tyre.
Sotelos e bleu qenushin për 13 dollarë (9.50 £) nga një dyqan i vogël në kryeqytet duke besuar se ishte një husky i racës së pastër. Por pas një kohe, ata morën ankesa nga fqinjët për të ashtuquajturin qenin e tyre të quajtur Run Run.
Run Run filloi të ndiqte derra, pula dhe rosat për t’i vrarë ose për t’i ngrënë, duke provokuar zemërimin e fqinjëve. Pronarja e qenit, Maribel Sotelo tha:
Rreth një muaj më parë, një grua nga këtu përreth tha se qeni (dhelpra) jonë hëngri tre nga derrat e saj. Dhe më pas dy ose tre ditë më parë, një e moshuar vendase erdhi dhe tha se kishte ngrënë pulat.