Brenda “Big Brother VIP” ai ishte i heshtur dhe jo shumë aktiv. Por tani që ka dalë, Bjordi i komenton pa ndrojë banorët.
I ftuar sot në “WakeUp” ish-banori i reality-showt ka folur pa doreza për shumë tema. Nisur nga fakti që vendosi t’ja japë Diolës imunitetin duke thënë donte që “t’i prishte” lojën Luizit, por nga ana tjetër edhe të shihte veten si do të dilte në nominim, nëse publiku do ta votonte për strategjinë që kishte vendosur të ndiqte apo do ta largonte.
Duke u ndalur te Luizi, Bjordi tha se ai ka luajtur me produksionin dhe publikun.
“Loja e Luizit është e bukur sepse nuk ka luajtur vetëm me shtëpinë, ka luajtur me publikun dhe produksionin. Ka krijuar një terren shumë të madh. Ai e ka marrë parasysh këtë. Teknika e tij do jetë bllok në fillim dhe do presi, më pas të sulmon. Ai i priste sulmet e Bledi Manes dhe i bllokoi direkt.”
Lidhur me hyrjet e reja brenda në shtëpi tha:
“Keisin dhe Tanin nuk i njihja. Tani mu duk shakator i lindur. Bledi më pëlqeu fjalimin që mbajti në fillim. Nuk e prisja. Mu duk që nuk kishte një tendencë kaq agresive. Dy të parët janë në favor të Luizit. Keisi deklaroi një pëlqim për Kiarën, kështu që le të shohim.”
Sa i përket eleminimeve të Amosit dhe Efit, që janë konsideruar si të papritura u shpreh:
“Për Amosin u habita sepse nuk mendova se një gafë nga ana e tij do ndikonte kaq shumë në kaq pak kohë. E konsideroja një lojtar të fortë ashtu si Efin. Mendoja se ishte Diola më e rrezikuara. Kur i pashë ata të dy thashë se Amosi kishte akoma një shans.”
Sa i takon eleminimit të ardhshëm, që do të jetë njëra mes 3 të nominuarave nga Kiara në spektaklin e ardhshëm Bjordi bëri këtë parashikim:
“Dea bëri një gjest kurajoz në këtë edicion. Besoj se fansat e Luizit do dënojnë Dean. Por është e paparshikueshme, nuk i dihet kurrë.”