Historia e dashurisë mes sipërmarrësit Erolld Belegu dhe nutricionistes Diola Dosti vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut.
Së fundmi biznesmeni ka qenë i ftuar në emisionin “Era Verë” në T7, ku ka treguar më shumë për lidhjen e tij me Diolën. Ai tha se janë duke shijuar jetën së bashku ndërsa sapo janë kthyer nga pushimet.
“Diola është një njeri që prej kur ka ardhur në jetë kam një qetësi shpirtërore. I kemi bërë tashmë gjashtë muaj që jemi bashkë. Jemi duke e shijuar jetën bashkë”, tha ai.
Por për një dasmë është ende herët të flitet. Ai tha se për momentin duhet të martohet djali i tij,
‘Ende është herët. Njëherë duhet të martohet djali im, ai e ka rendin. Ne kemi menduar të bëjmë një festë që do të quhet festim i dashurisë.