Biskota me Gjalpë dhe Çokollatë

Përbërësit

375 gr miell
187 gr sheqer kane
0.5 gr vanilje
8 gr maja ëmbëlsirash
2 kokrra vezë
30 gr mjaltë
250 gr çokollatë e zezë
250 gr gjalpë

Përgatitja
1
Në një tas shtoni miellin, sheqerin, vaniljen, majanë për ëmbëlsira dhe përzieni së bashku.
2
Në një tas të vogël rrihni vezët dhe shtojani përzierjes. Përzieni sërish dhe shtoni mjaltin.
3
Copëtoni çokollatën e zezë në copa të vogla. Shtojini përzierjes gjalpin e shkrirë dhe copëzat e çokollatës.
4
Përzieni brumin me duar derisa të jetë lidhur brumi me copëzat e çokollatës.
5
Lyeni një tavë me gjalpë dhe shtroni biskotat e formuara me duar në formë rrumbullake.
6
Vendosini të piqen në 200 gradë C për 20 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *