Shumica prej nesh kalojmë kohën duke konsumuar ushqime jo të shëndetshme. Për më tepër, për shkak jetës dinamik, ndihemi të stresuar vazhdimisht. Jetojmë në ambiente të ndotura dhe shumë pak bëjmë ushtrime fizike.
Të gjithë këta faktorë ndikojnë në shëndet, duke shkaktuar sëmundje të ndryshme, transmeton portali arbresh.info
Një nga bimët që ndihmon në përmisimin e sistemit imunitar është trumza. Kjo barishte është e pasur me minerale të tilla, si hekur, kalcium dhe kalium dhe gjithashtu ka veti shumë të forta antioksiduese.
Kompanitë farmaceutike shumë shpesh e përdorin trumzën si bazë të medikamenteve. Bima zakonisht përdoret në produkte që trajtojnë upus, fibromyalgia, skleroza e shumëfishtë dhe artriti reumatoid.
Për më tepër, trumzë është një bimë jashtëzakonisht e dobishme e cila mund të rregullojë presionin e gjakut, të trajtojë kollitjen dhe astmën.
Gjithashtu përmison formimin e qelizave të kuqe të gjakut, trajton lodhjen kronike, dhimbjen e fytit, marrëmendjen, tiroditet dhe sklerozën e shumëfishtë.
Ja si mund ta përdorni këtë bimë:
Një grusht bimë trumzë të tharë ose të freksët
Mjaltë
1 gotë uji
Përgatitja:
Së pari ndani trumzën në pjesë të vogla dhe vendoseni në një gotë. Në një gotë tjetër vendosni ujin në zjarr dhe pasi të jetë ngrohur shtoni trumzën. Lërëni përzierjen që të pushojë disa minuta dhe shtoni një lugë mjaltë. Pijen mund ta konsumoni kurdo që dëshironi gjatë ditës.