Miliarderi Bill Gates ka deklaruar se zgjidhja e ndryshimit të klimës do të ishte “gjëja më e mahnitshme që ka bërë njerëzimi.
Sipas BBC mposhtja e pandemisë është ”shumë, shumë e lehtë” pretendon Gates, në krahasim me ndryshimin klimatik.
Libri i ri i Gates, “Si të shmangni një katastrofë klimatike” është një udhëzues për të trajtuar ngrohjen globale.
“Mos e nënvlerësoni shkallën e sfidës,” tha ai.
“Ne kurrë nuk kemi bërë një tranzicion siç po flasim për të bërë në 30 vitet e ardhshme. Nuk ka asnjë precedent në këtë,” thotë Gates.
Pesëdhjetë e një miliard ton të gazeve serrë i shton bota çdo vit atmosferës, sipas tij.
Fokusi i Z.Gates është se si teknologjia mund të na ndihmojë të përmirësojmë kushtet atmosferike.
Burimet e rinovueshme si era dhe dielli mund të na ndihmojnë në dekarbonizimin e energjisë elektrike, por, siç thekson Z. Gates, kjo është më pak se 30% e emisioneve totale.
Ne gjithashtu do të duhet të dekarbonizojmë 70% të tjerë të ekonomisë botërore – çeliku, çimentoja, sistemet e transportit, prodhimi i plehrave dhe shumë, shumë më tepër.
Thjesht nuk kemi mënyra për ta bërë këtë për momentin për shumë nga këta sektorë.