Miliarderi Bill Gates ka bere nje parashikim shokues se bota do të përballet me një pandemi tjetër pas Covid, por dëmet nuk do të jenë të nivelit që ka shkaktuar pandemia aktuale. Në një bidsedë në radio, me aktoren Rashida Jones dhe me epidemiologun e njohur amerikan Anthony Fauci, Gates u shpreh se pandemia e radhës, po patëm fat do të vijë brenda 20 viteve.
Gjithashtu bashkëthemeluesi i Microsoft nuk përjashton mundësinë që pandemia të mbërthejë botën edhe brenda 3 viteve. Ndërkohë Gates ka theksuar se bota do të jetë më e përgatitur në lidhje me pandeminë që parashikohet, pasi do jenë përmirësuar pajisjet testuese.
Gates u shpreh:
U praktikuam tashmë dhe mendoj se në pandeminë e radhës do të përgjigjemi të gjithë siç bëri në fillim Koreja e Jugut apo Australia. Gjithashtu, do të kemi pajisje testuese më të mira. Nuk besoj të tregohemi budallenj herën e dytë.
Kujtojmë gjithashtu se miliarderi ka deklaruar edhe në lidhje me pandeminë Covid se do të zgjasë deri në vitin 2022, ndërsa ka theksuar se vaksinat do të krijohen shpejt dhe mund të kemi tre të tilla të certifikuara dhe të autorizuara nga kompanitë më të njohura farmaceutike në botë.