Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ishte ai qe parashikoi para 5 vitesh per perhapjen e koronavirusit dhe tani ai ka dale me nje tjeter parashikim.
Duke dhene nje interviste ne “The Economist” Bill Gates ka hedhur nje parashikim se miliona njerez do kene humbur jeten nga pandemia.
Por ai nuk i referohet koronavirusit ne vetvete ne menyre te drejteperdrejt, por sforcimit te sistemit shendetesor e kryesisht ne vendet me ekonomi te dobet.
Gates e sheh fundit e 2021-shit si periudhen e fundit dhe si nje periudhe e mjaftueshme kohe per krijimin e nje vaksine te sigurte dhe imunizimin e pjeses me te madhe te popullsise ne bote.
Foncadioni i tij, Bill dhe Melinda Gates, ka dhënë 350 milionë Dollarë në formë donacionesh në luftën globale kundër koronavirusit. Gates thotë se vendet e botës duhet të shpenzojnë miliarda për krijimin e vaksinës, për të kursyer triliarda në dëmet ekonomike që ajo mund të shkaktojë.