Fundjava që sapo lam pas ishte edhe fundit e “pranverës në vjeshtë”. Tetori iku bashkë me motin e mirë dhe temperaturat e larta. Edhe ditën e sotme priten temperatura të larta deri në 28 gradë. Po lemë pas një qëndër e fuqishme anticikolare.
Masat ajrore nga veriu i afrikës prej disa ditësh, të paktën në 10 ditëshin e fundit të nëntorit kanë sjellë temperaturtat e larta në të gjithë gadishullin e ballkanit.
Deri në mesin e kësaj jave nuk do të ndnjemë ndryshim të madhe. Rënia e temperaturave do të jetë e lehtë, por mbetemi në ndikimin e motit të kthejllët.
Pas ditës së mërkurë pritet rënia e temperaturave gjithashtu edhe shtimi i vranësirave. Ditën e premte do të ketë grumbullim dhe zhvillim të vranësirave duke bërë që mbrëmja e së premtes dhe e shtuna të sjellë edhe reshjet e para, episodi i parë për muajin nëntor, bën me diej meteorologia Lajda Porja.
Por ky episod do të qëndrojë shumë pak. Dita e diel minimizon reshjet.
Përsa i përket temperaturave, pjesa e parë e kësaj jave mbetet me temperatura të larta, por në fundjave ndodh një rënie drastike, pasi nga 28 gradë temperaturat bien menjëherë në 18 gradë.
Pra kjo fundjavë na fut në vjeshtën tipike./albeu.com/