Besa Kokëdhima tregon momentin e frikshem që kaloi këtë vit si kurre me pare

Këngëtarja, Besa Kokëdhima është një figurë mjaft e dashur për tregun muzikor shqiptar. Shumë këngë të saj janë shndërruar në hite dhe janë pëlqyer mjaft nga publiku, megjithatë u bë disa kohë që ajo nuk ka sjellë asnjë prurje të re. Megjithatë, bukuroshja nuk i ka munguar fansave për sa i përket aktivitetit në rrjete sociale, ku kjo e fundit nuk ngurron të tregojë momente edhe nga jeta e saj private.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio”, ku ka folur për momentet më të vështira të vitit 2021, si dhe projektet e reja. “Këtë vit kam kaluar një periudhë të tmerrshme familjare sepse babi ishte i sëmurë më Covid-19 dhe e kaloi me vështirësi. Ishte rrugëtim i tmerrshëm për ne, por falë Zotit dhe mjekëve e kaluam. Këto kanë qenë dy vite të tmerrshme, jemi të keqardhur për jetën e humbura, por falënderues për shëndetin”, tha ajo.

Sa i përket karrierës, Besa tregoi se po punon për albumin e saj të ri. “Kam 2 vjet që kam punuar, kam realizuar albumin e ri me artistë të njohur në Francë, gjysmë frengjisht, gjysmë anglisht. Kemi xhiruar dhe klipin e parë dhe tani kemi çështjen e lançimit në raport me problematikat e turneve”, -përfundoi ajo.