Këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Xhensila Myrtezaj ka bërë një dedikim për aktorin Bes Kallaku, pasi ky i fundit po feston ditëlindjen.
Këngëtarja ka publikuar disa fotografi ku shfaqen të dy bashkë me vajzën e tyre, Ajkën, të cilat i ka shoqëruar me një dedikimi dashurie kushtuar partnerit të saj.
Nëpërmjet këtij postimi, këngëtarja shpreh dashurinë për Besin, duke e quajtur ‘drita e syve’.
“Zoti të ka shpërblyer me dhuratën më të shtrenjtë të jetës, filizin tonë. Edhe 100 drita e syve të mi, pa ty jam e verbër”, ka shkruar këngëtarja.
Ndërkohë, kujtojmë që krahas angazhimeve muzikore, Xhensila së fundi ka hapur edhe një klinikë me produkte për lëkurë.