Prej disa ditësh në mediat rozë, po përflitet se çifti i njohur, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre. Mirëpo, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një reagim zyrtar. Megjithatë, së fundmi, një veprim i aktorit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Ai ka fshirë nga Instagrami fotot me Xhensilën, duke lënë vetëm njërën prej tyre. Në këtë mënyrë, ka të kuptohet një shenjë që po kalojnë një periudhë të vështirë së bashku. Ndërsa këngëtarja vazhdon t’i ketë në profilin e saj.
Kujtojmë që Besi dhe Xhensila u martuan në shtator të vitit 2017, ndërsa në verën e vitit 2018 u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.