Babai me Covid fitoi 120,000 £ në një proces ‘të tmerrshëm’
Një baba plotesisht i aftë dhe i shëndetshëm,thotë se mbeti ” i paralizuar nga vaksina Covid ” në një reagim të rrallë, dhe ka fituar një shumë prej 120,000 £ në atë që besohet të jetë rast i parë në Mbretërinë e Bashkuar.
Anthony Shingler, 58 vjeç, është kthyer së fundmi në shtëpi pranë familjes së tij pasi kaloi 420 ditë në spital.
Ai pasi mori dozën e tij të parë të AstraZeneca në mars të vitit të kaluar dhe me pas u shtrua ne spital.
Anthony tani ka marrë një pagesë pa taksa prej 120,000 £ pasi gruaja e tij, Nicola Shingler, aplikoi për Skemën e Pagesës së Dëmtimit të Vaksinave (VDPS) në maj 2021.
Skema ofron një pagesë të vetme për njerëzit që kanë mbetur me aftësi të kufizuara të rënda si rezultat i një vaksinimi. Shifrat tregojnë se në vitin deri në këtë janar janë identifikuar 499 raste të GBS të lidhura me vaksinën AstraZeneca, përfshirë pesë të cilat ishin fatale.