Ai është një prej aktorëve më të pëlqyer kryesisht nga publiku femëror dhe është vlerësuar me plot cmime për talentin e tij dhe pjesëmarrjen në seriale të ndryshme, ku më i pëlqyeri për ndjekësit mbetet seriali “Nder dhe respekt”.
Gabriel Garko prej kohësh ka rrëmbyer zemrat e vajzave me bukurinë dhe ‘rininë’ e tij, për të cilën kujdeset vazhdimisht. Aktori italian prej disa kohësh ka kryer disa ndërhyrje në fytyrë, për të ruajtur pamjen e djaloshit seksi që ka aktualisht.
Mirëpo fansat janë habitur me Garkon në daljen e tij të fundit në publik. Gabrieli shfaqet pas disa ndërhyrjeve estetike në fytyrë, por ajo që vërejmë është fryrja në disa vende, duke e bërë aktorin të duket paksa i cuditshëm.
“Kam bërë disa ndërhyrje në fytyrë dhe këto janë enjtjet e mbetura, por po e marr veten. Së shpejti do jem në formë sërish”, -ka treguar aktori për fansat e tij, të cilët kishin mbetur të befasuar nga ky ndryshim.