Sabrina Veloviç është një shqiptare e cila ka lindur në Amerikë, e ndonëse është rritur në New York ajo është patriote dhe ruan traditat dhe gjuhën shqiptare.
Vetëm pak ditë më parë ajo ka përfunduar arsimin e mesëm duke u diplomuar me medalje ari, gjë që tregon edhe njëherë se shqiptarët dinë t’ia dalin e të jenë ndër më të mirët pavarësisht vendit ku jetojnë.
Ajo ishte këtë të premte në një intervistë për “Good Morning Albanians” ku ka treguar pak për sakrificat e saj.
“Kam sakrifikuar kohën time të lirë duke studiuar dhe duke bërë detyrat e shtëpisë. Falenderoj prtindërit, se unë jam fëmija i madh dhe vëllai e motra më të vegjël kurrë nuk më kanë penguar.
Unë kam sakrifikuar daljet e mia me shoqet por edhe me familjen, pasi doja të dilja më e mira. kur mora medaljen, familja ime ishte shume e lumtur dhe shumë krenarë për mua sepse sakrificat e tyre u shpërblyen. Edhe unë isha shumë e lumtur se i mora klasat vetë”,-tha Sabrina.