Një qytetar nga Gostovari ka dërguar disa fotografi dhe një video, ku tregon se si një grua e cila kërkon lëmoshë rrugëve të qytetit, vjen me një Mercedes Benz nga Shkupi.
Ai shkruan se gruaja tregonte se ishte e ndarë nga bashkëshorti dhe se nuk kishte para të ushqente fëmijët. Me lot në sy ajo thoshte se nëse nuk paguante qiranë e shtëpisë do ta nxirrnin në rrugë së bashku me fëmijët. Më pas videoja është publikuar nga mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Mesazhi i plotë:
“Qytetarë të nderuar, me shumë keqardhje ju them se Gostivari është përplot i mbushur me mashtrues dhe mashtruese si kjo grua! Me siguri ju është e njohur dhe me siguri shumica nga ju e keni ndihmuar këtë grua, e cila prezentohet se është nënë e ndarë dhe se nuk ka bukë për fëmijët, ose i duhen para për qiranë që mos e nxjerrin në rrugë . Ajo di të kërkojë edhe nga 50 euro !!
Sot rastësisht e pash në Xhaminë e KADRIT duke lypur . Për pak minuta duke qëndruar para lokalit tim shoh të njëjtën duke parkuar Mercedesin e saj me targa te Shkupit , thjesht nuk mund t’iu besoja syve të mi , kërkoj nga un leje parkimi duke harruar se pikërisht nga unë, para një kohe të shkurtër kërkoi lëmoshë , nuk m’u besua !!!