Divorci është një fenomen që po përhapet shumë gjatë viteve të fundit në Shqipëri, ku sipas INSTAT një në katër çifte përfundojnë të ndarë pasi janë martuar.
Arsyet që cojnë në dirvorc janë të shumta, por vendin e parë e mban shkaku ekonomik. Krahas problemeve që sjell kjo mes çifteve, divorci shkakton edhe probleme të tjera sociale, megjithatë disa situata janë jo pak komike, si ajo që ka ndodhur në një fshat të Elbasanit.
Sipas abcneës.al, dhëndri duke mos mundur të kthejë mbrapsht bashkëshorten, ka vendosur që të paktën të rekuperojë një pjesë të shpenzimeve të dasmës dhe e ka nisur nga kameramani.
Çifti ishte martuar në nëntor, por martesa e tyre nuk zgjati shumë dhe ata ndahen në janar për arsye që nuk dihen. Pas ndarjes, i dhëndri ka menduar se ku mund të rikthejë një pjesë të parave, kështu që mendoi që të rimerrte mbrapsht paratë që i kishte dhënë kameramanit që kishte filmuar dasmën dhe kishte bërë setin e fotografive.
Abc mëson se dhëndri nga një fshat pranë Elbasanit është paraqitur në studion e dasmave me kasetën në dorë duke I thënë se kishte ardhur t’ia kthente. Në këmbim, ai kërkonte kthimin e parave pasi sipas tij martesa kishte dështuar.
Përballë kësaj kërkese të pazakontë, kameramani nuk ka ditur se çfarë përgjigje t’i japë në fillim, por sigurisht që paratë nuk mund t’ia kthente mbrapsht tani.