Klera Çaku është shpallur kampione Europe dhe Bote, duke regjistruar një sukses të madh në shahun shqiptar.
Ajo ka lindur në Shkodër dhe e gjithë familja e saj luan shah. Së fundmi ajo ka nisur që t’ia mësojë edhe motrës se saj të vogël sesi të luajë.
Ishte 7 vjeç kur ndiqte lojën e gjyshit, e një vit më vonë u shpall kampione e shkollës.
Vitet treguan se ajo fitore nuk ishte thjesht fati i fillestarit, por Klera e donte shahun dhe aty gjente veten.
13-vjeçarja ka arritur ta fitojë këtë çmim pas shtatë fitoreve dhe dy barazimeve në Kampionatin e Rapidit, i cili u zhvillua në Slloveni.
13-vjeçarja ka arritur të triumfojë në këtë kompeticion, ku përballë kishte vajza deri në moshën 14-vjeçare. Ajo numëron 13 kupa fitoreje dhe synon të marrë pjesë dhe t’i fitojë të gjitha kompeticionet. Klera Çaku ka marrë në Gjermani vendin e parë për moshën deri në 14 vjeç.